Ambasadorja amerikane takon Lulzim Bashën në selinë e PD-së

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri Yuri Kim po zhvillon ditën e sotme një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.


Bëhet me dije se ambasadorja sapo ka mbërritur në selinë e PD. Ambasadorja është pritur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, teksa ende nuk bëhen të ditura temat e diskutimit.

Reklamë

Ky është takimi i parë mes ambasadores së SHBA dhe kryedemokratit Basha pas zgjedhjeve të 25 prillit. Takimi vjen gjithashtu pas publikimit të raportit përfundimtar nga OSBE/ODIHR për zgjedhjet e prillit.