×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ambulanca del nga rruga në Fier-Lushnje, vdes pacienti, lëndohet shoferi

    Reporteri
    25 Maj 2020 | 20:09

    Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Lushnje, në afërsi të fshatit Krutje.


    Ngjarja ka ndodhur orës 17:50, ku ka mbetur i vdekur 62-vjeçari Nebi Marku nga Ksamili.

    Ai ishte nisur me urgjencë nga Saranda drejt Tiranës me hemoragji në stomak.

    Djali i viktimës që shoqëronte dhe të atin dhe infermierja kanë marrë lëndime të lehta në aksident, ndërsa dëmtime më të mëdha ka marrë shoferi i ambulancës që po merr trajtim në spital.

    “Si pasojë ka ndërruar jetë pacienti, shtetasi N.M, 62 vjeç, dhe është dëmtuar drejtuesi i ambulancës, shtetasi N.H, 55 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spitalin e Leshnjes nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.

    Aksidenti ka ndodhur pasi ambulanca u përplas me barrierat anësore gjatë parakalimit të një mjeti tjetër.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!