×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Angelina Eichhorst kërkon kompromis mes palëve politike: Bojkoti nuk i shërben askujt

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 10:30

    Drejtorja për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në EEAS, Angelina Eichhorst, u ka bërë thirrje palëve politike në Shqipërisë të gjejnë kompromis për zgjidhjen e krizës politike.


    Duke folur në Forumin Ballkanik për Shoqërinë Civile në Tiranë, Eichhorst tha se bojkoti nuk i shërben askujt dhe duhet të gjendet një kompromis mes palëve.

    “Politika shqiptare duhet të ketë në axhendë integrimin e vendit”, tha Angelina Eichhorst.

    Ndërsa Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Ballkani po përjeton një moment pasigurie një muaj para zgjedhjeve në Parlamentin Evropian.

    “Një muaj para raportit për integrimin, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë pritshmëri të lartë. Shpresoj që të mos jetë vetëm Brexit ajo që do ta eklipsojë mbledhjen e Këshillit Evropian” deklaroi Bregu.

    Sa i takon rolit të shoqërisë civile, Bregu kërkoi më tepër angazhim të saj, duke kujtuar këtu edhe fondet e marra nga BE.

    ‘Vetëm për vitet 2014-2017 janë jo pak por 145 milion euro të akorduara për shoqërinë civile nga fondet e BE. Pavarësisht se kemi shumë probleme dhe sfida është e domosdoshme që për mos mbetur ai cepi i botës ku kantilena e fjalë Ballkan krijon drithërima në shumë mendje dhe fizik të qënieve të tjera që nuk jetojnë në këtë rajon është e rëndësishme që të bashkojmë forcat të gjithë bashkë. Asnjë nuk e bën dot i vetëm.Të gjithë bashkë për një interes më të madh dhe për një vizion të përbashkët të kemi mundësi që të ndërtojmë urat reale të bashkëpunimit’, tha Bregu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!