×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arbër Zaimi për raportimet se kaloi natën në një kazino në Tiranë: Nuk ka asgjë të vërtetë

    Reporteri
    12 Prill 2021 | 23:22

    Arbër Zaimi, këshilltari kryesor politik i Albin Kurtit, ka mohuar zërat se mbrëmë ka kaluar natën në njërën prej kazinove në qendër të Tiranës.


    Zaimi tha për Insajderin, se lajmi që po qarkullon nëpër media është i rrejshëm.

    “Jo nuk ka asgjë të vërtetë. Nuk kam ardhur këtu (Tiranë) në ndonjë fundjavë, jam këtu prej 6 javësh, dhe në asnjë mbrëmje, ditë nuk kam qenë në asnjë vend të lojërave të fatit”, ka thënë Zaimi për Insajderin.

    “Gazeta Tema”, një media nga Shqipëria ka publikuar një lajm, ku i është bashkangjitur edhe një fotografi nga brenda kazinoje, e ku pretendohet së është Arbër Zaimi.

    Sipas kësaj medie, Zaimi ka zgjedhur ta kaloj më qetë natën pas orës policore në Tiranë. Aty ku të pranishëm ishin edhe ministrat e Qeverisë Kurti.

    Ai, gjithmonë sipas kësaj medie është parë në mjediset e Regency Casino në qendër të Tiranës.

    Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Shqipëri do të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit me tre kandidatë për deputetë që tashmë janë certifikuar nga KQZ. Kandidatët janë; Iliaz Shehu, Kreshnik Merxhani, Boiken Abazi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!