×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet 29-vjeçari shqiptar që po kërkohej nga Interpoli

    Reporteri
    30 Maj 2020 | 13:52

    Policia ka vënë në pranga një 29-vjeçar të kërkuar për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndeve narkotike“.


    Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi V.GJ, 29 vjeç, banues në Spathar, Vau i Dejës.

    “29-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Firences, Itali, më datë 27 shkurt 2020 ka lëshuar urdhër-arrestin për këtë shtetas, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian”, -njofton policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!