×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet 30-vjeçari me 2 mina me telekomandë, do i shiste për 6000 euro

    Reporteri
    17 Korrik 2021 | 9:48

    Eluar Thaçi, 30-vjeç është vënë në pranga nga policia pasi është kapur me dy mina me telekomandë, të cilat do shiteshin kundrejt çmimit 6000 euro.


    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në koordinim me strukturat hetimore të DVP Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas me tendencë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së minave me telekomandë po tentonte të shiste mina me telekomandë, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me patrullat e përgjithshme kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Parandalimi”, njofton policia.

    Efektivët e Policisë gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 30-vjeçarit, 2 mina me telekomandë të lidhura me aparat celular, të cilat ky shtetas do i shiste kundrejt shumës 6000 euro.

    Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!