×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet shqiptari 43 vjeçar, deshi ta vras gruan e tij

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 8:35

    Policia italiane ka arrestuar 48-vjeçarin shqiptar, i cili u përpoq të vriste ish-gruan e tij, po ashtu shqiptare, duke e goditur disa herë me thikë në Piazzale Bruno në Suzzara, një qytet i madh në Mantova të Italisë.

    Sulmuesi dyshohet se e ndoqi ish-partneren e tij në një parking dhe më pas filloi ta godiste atë.

    Gjendja shpejt u përkeqësua dhe nga fjalët, burri kaloi në goditje ekstreme, duke regjistruar një duzinë goditjesh në gjoks dhe në fytyrë.

    Por falë ndërhyrjes së një instruktori fituesi aty afër, ngjarja nuk u kthye në tragjedi.

    Enrico Dona, instruktori italian në një prononcim për “gazzetadimantova”, thotë se po e ndiqte ngjarjen fillimisht nga dritarja, ndërsa nxitoi për të qetësuar situatën, përcjell TCh.

    Por agresori ka sulmuar dhe këtë të fundit duke i thënë: Më lini të qetë, largohuni!

    Fatmirësisht pak pas ngjarjes policia bëri të mundur ndalimin e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!