×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet shqiptari i rrezikshëm që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ja për çfarë akuzohet

    Reporteri
    16 Prill 2021 | 10:21

    Policia e Fierit ka vënë në pranga shqiptarin Saimir Mehmeti, i cili akuzohet për veprat penale “Grup kriminal”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Plagosje”.


    Siç njofton TCh, 55-vjeçari pritet të ekstradohet drejtë Italisë, ku edhe ishte dënuar me 7 vite e 6 muaj burg.

    Njoftimi i plotë:

    Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

    Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 7 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Grup kriminal”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Plagosje”.

    Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Saimir Mehmeti, 55 vjeç, banues në Fier.

    Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi autoritetet gjyqësore në Genova, Itali, me vendimin e datës 20.03.2021, e kanë dënuar me 7 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Grup kriminal”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Plagosje”.

    Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, ka rekrutuar dhe dërguar ilegalisht në Itali femra shqiptare, të cilat nëpërmjet dhunës i ka shfrytëzuar për prostitucion.

    Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!