×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet shqiptari në Itali: Rrahu të dashurën pasi nuk ia dha telefonin për t’ia kontrolluar

    Reporteri
    20 Mars 2021 | 23:25

    Një shqiptar 29-vjeçar është arrestuar nga Policia në Torino të Italisë pasi ka rrahur të dashurën e tij.


    Sipas mediave italiane, i dyshuari i kishte kërkuar asaj telefonin për t’ia kontrolluar, por kur kjo e fundit ka refuzuar ai e ka qëlluar me shkelma dhe grushta.

    Viktima arriti të largohej duke u strehuar në shtëpinë e shoqes së saj. Por 29-vjeçari nuk hoqi dorë nga ndjekja duke e pritur atë jashtë derës së shtëpisë derisa të dilte. Megjithatë, ajo e denoncoi sërish të dashurin në Polici.

    Zyrtarët policorë kontrolluan banesën e 29-vjeçarit shqiptar ku gjetën 250 gramë marihuanë në garazhë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!