×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arsenal armësh në banesë: Arrestohet 37-vjeçari, në kërkim i ati

    Reporteri
    24 Shkurt 2021 | 9:55

    Një 37-vjeçar është arrestuar ndërsa babai i tij është shpallur në kërkim, pasi gjatë kontrollit të policisë iu gjetën arsenal armësh në banesë.


    Operacioni është zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, në kuadër të të cilit është arrestuar 37-vjeçari M. T., dhe është shpallur në kërkim i ati shtetasi J. T.

    “Në vijim të kontrolleve të ushtruara në ambiente të ndryshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në banesën e një shtetasi në fshatin “Dhrovjan”, Finiq, ishte fshehur një arsenal armësh, strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Dhrovjani”, njofton policia.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit J. T., në fshatin Dhrovjan, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës material 10 armë zjarri dhe municion luftarak, konkretisht: 1 mitraloz të lehtë, 2 kallashnikovë, 3 armë zjarri pushkë dhe 4 armë gjahu, 1 granat-hedhës dhe 220 fishekë luftarakë.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!