×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arta Marku: Vlora qyteti me kriminalitetin më të lartë

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 13:24

    Kryeprokurorja e Përgjitshme, Arta Marku bëri një analizë vjetore të kriminalitetit në Vlorë.

    Në një deklaratë, ajo u shpreh se qyteti bregdetar ka nivelin më të lartë të kriminalitetit në qark dhe një pjesë e madhe e ngjarjeve janë të pazbardhura.

    “Niveli i kriminalitetit është më i lartë në Vlorës se në Fier, Berat, Lushnje. Ngjarjet kanë qenë nga më të dhunshmet dhe një pjesë e madhe e tyre janë ende të pazbuluara”, u shpreh ajo.

    Marku kërkoi nga qytetarët të jenë bashkëpunues me policinë dhe organet e tjera.

    Kërkoj që të bashkëpunojmë me policinë e Shtetit dhe organe të tjera ligjzbatuese që në momentin që ka ndodhur ngjarja dhe deri në zbardhjen e saj. Asnjë instituticion nuk mund të punojë i vetëm dhe të ketë rezultat.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!