×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Atentat shqiptarit në mes të Athinës, autorët marrin peng taksistin por harrojnë “provën” kyçe brenda

    Reporteri
    26 Shkurt 2021 | 21:43

    Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Athinë, rreth orës 20:00 në sheshin Attiki.


    Mediat greke raportojnë se shqiptari i plagosur, identiteti i të cilit ende nuk dihet ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Athinë.

    Ai ka një plagë me armë zjarri dhe dyshohet se u qëllua nga një makinë.

    Autorë të sulmit dyshohet se janë dy emigrantë, të cilët menjëherë pas ngjarjes hipën në një taksi dhe nën kërcënimin e një arme e detyruan shoferin t’i çonte në stacionin e Larissas, ku ata u larguan. Zougla.gr shkruan se ata harruan një armë brenda automjetit, teksa u larguan me nxitim.

    Policia po përpiqet të marrë një deklaratë nga shoferi i taksisë, i cili për momentin nuk është në gjendje të shpjegojë saktësisht se çfarë ka ndodhur, pasi është i tronditur nga ngjarja.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!