×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Atentat te Komuna e Parisit në Tiranë, një i plagosur

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 22:36

    Atentat me armë zjarri te Komuna e Parisit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50 mbrëmjen e së enjtes, ndërsa raportohet se një person ka mbetur i plagosur.


    Ai është Enea Keqa 26 vjeç. Policia thekson se ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta.

    6-vjeçari është plagosur në këmbë dhe sipas burimeve të Report Tv ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Traumës.

    Gazetari Arsen Rusta raporton se ngjarja dyshohet se ka ardhur pas një zënke mes një grupi të rinjsh, që më pas ka agravuar në përdorimin e armës dhe në drejtim të të riut është qëlluar tre herë, por fatmirësisht ka shpëtuar, pasi vetëm një plumb e ka kapur në këmbë.

    Makina me të cilën autorët u larguan dyshohet se është fshehur në një nga garazhet në këtë zonë për të humbur gjurmët. Pasi kanë dëgjuar të shtënat me armë zjarri kanë qenë banorët e zonës që kanë lajmëruar policinë.

    Blutë kanë rrethuar vendin e ngjarjes për të mbledhur provat. Grupi hetimor ka marrë edhe dëshminë e parë të të plagosurit, i cili nuk ka dhënë emra dhe shumë detaje mbi autorët duke ngritur dyshimet se nuk do që të bashkëpunojë me policinë. Ndërkohë që pritet që të sekuestrohen kamerat e sigurisë së bizneseve pranë vendit të ngjarjes për të shkuar në gjurmët e autorëve. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!