×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Autobusi përplas 17-vjeçarin me biçikletë

    Reporteri
    06 Korrik 2020 | 20:01

    Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në Tiranë.


    Mësohet se rreth orës 18:35, në rrugën “Dedë Gjo Luli”, mjeti autobus me drejtues F.G., ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin e mitur me iniciale G.R., 17 vjeç, i cili ndodhet ​ në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!