×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Avokati tregon pse u hodh sipër makinës Mihal Kokëdhima

    Reporteri
    05 Shtator 2019 | 22:49

    Rasti Mihal Kokëdhimës dhe video e shpërndarë në media ishte njolla e zezë për turizmin në Shqipëri.


    Ish-avokati i Kokëdhimës ka dhënë detaje për ngjarjen si dhe ka treguar versionin e ish-klientit të tij.

    “Klienti im u hodh para makinës për të mos u shtypur. Nëse nuk do të kishte dalë videoja nuk do ishte bërë ngjarja publike fare. Ministri vajti atje me lule, sikur po takonte të dashurën”, tha avokati.

    Ministri i Turizmit, Blendi Klosi që ishte në studio të Klani, tha se ngjarja nuk ishte aq e thjeshtë sa e shpjegoi avokati.

    “Ata ishin me bluzën e grisur, familja ishte e shqetësuar. Kryefamiljari ishte i çarë në buzë, pastaj situata mori ndryshe. Nuk është ekzagjerim që i vajta me tufë me lule… Video është e tillë, ata ndaluan në atë lokal nga dita e bukur, nga mikpritja e njerëzve. Unë nuk jam për avokat as për prokuror. Të vetmin justifikim që i vinin ngjarjes është se zotëria nuk ishte në terezi. Ata nuk kanë konsumuar asnjë gotë ujë në atë lokal”, tha ministri Klosi.

    Por avokati e ka kundërshtuar në moment Ministrin duke i thënë se ishte pikërisht ai që e mediatizoi edhe më tutje ngjarjen duke I shkuar me lule spanjollëve sikur ndonjë të dashure.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!