×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Babai ther me thikë djalin në Tiranë

    Reporteri
    27 Shkurt 2021 | 11:49

    Një sherr në familje ka ndodhur dje në Tiranë. Policia njofton se ka arrestuar një 63-vjeçar, i cili ka plagosur me thikë djalin e tij.


    “Është arrestuar shtetasi G. V., 63 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale ‘Vjedhja’, pasi ditën e djeshme gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) djalin e tij shtetasin G. V.”, thuhet në njoftimin zyrtar.

    Mësohet se djali ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!