×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Banka e Shqipërisë: 88% e shqiptarëve nuk blejnë dot shtëpi, ruajnë kursimet

    Reporteri
    20 Korrik 2021 | 22:33

    Çmimet e apartamenteve në disa zona të Tiranës arrijnë deri në 1900 euro/m2. Kjo rritje e shpejtë e tyre e rendit Tiranën ndër kryeqytetet më të shtrenjta të rajonit.


    Por në raport me të ardhurat, pjesa më e madhe e shqiptarëve deklarojnë se nuk kanë mundësi që të blejnë shtëpi. Në pyetësorin e fundit të Bankës së Shqipërisë, 88 nga 100 persona thanë se e kanë potencialisht të pamundur të blejnë apo ndërtojnë një banesë të re.

    Përgjigja e të anketuarve të përzgjedhur rastësisht, del mes 4 alternativave opsionale. Bazuar në shifra, gjatë dy viteve të fundit mundësia për investime madhore është ulur, dhe shkak është bërë pandemia, e cila lëkundi ekonominë me kufizimet që krijoi.

    Realiteti për kursim dhe pasiguri nuk shfaqet vetëm tek shpenzimet madhore, por edhe te blerjet e vogla. Banka e Shqipërisë mat besimin e konsumatorëve me 15 pyetje, ku përfshihet vlerësimi i situatës financiare, siguria në punë apo rinovimi i banesës e blerja e një makine.

    Përgjigjet në shumicën e rasteve demonstrojnë kufizime, megjithatë në krahasim me vitin 2020 në disa prej përgjigjeve shfaqen shenja optimizmi.

    Çmimet e apartamenteve në rajon, qershor 2021

    Qyteti  Periferi  Qendër

    Tirana  770  1900

    Beograd  1400  2600

    Shkup  900  1300

    Athinë  1670  1700

    Podgoricë  1100  1500

    Sarajevë  1000  1600

    Prishtinë  750  1000

    Burimi: Numbeo

    Sondazhi për blerje banese në vite

    -86 –    84 –     87 –      86 –     89 –     88

    2016   2017   2018   2019   2020   2021

    Burimi: Banka e Shqipërisë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!