×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Banorët e Tiranës ankohen për mungesë të trotuareve

    Reporteri
    17 Shkurt 2020 | 17:54

    Banorë nga zona të ndryshme të Tiranës ankohen se puna e bashkisë është përqendruar vetëm në qendër të qytetit si fasadë.


    Banorët në zonën që njihet si ish fusha e aviacionit dhe rruga “NdreMjeda” kanë vetëm një kërkesë, tu rregullohet rruga.

    Zona që njihet si ish fusha e Aviacionit është një nga zonat më të populluara të Tiranës, por megjithatë vëmendja e bashkisë mungon. Aty ku duket sikur Bashkia ka investuar, nën shkëlqimin e shatërvanit pluhrosin çdo moment gropat në mes të rrugës të cilat detyrojnë çdo makinë të devijojë, transmeton oranews.

    Kjo rrugë është një segment i rëndësishëm i cili të lidhë me rrugën e Kavajës, kështu fluksi i makinave që qarkullojnë është i lartë.

    Mungesa e trotuarëve dhe rruga pa standarde është shqetësimi kryesor i banorëve në rrugën “NdreMjeta”.

    “Po kjo rruga është shumë e rrezikshme sepse këtu kalojnë edhe motorët dhe makinat e nuk ndalojnë fare. Kalojnë dy a tre makina dhe ne mbetemi në mes dhe nuk kemi se ku të kalojmë”.

    Qytetarët janë edhe dëshmitarë të aksidenteve në këtë zonë.

    “Aty janë përplasur shumë herë makina dhe njerëz kanë aksidentuar. Kjo ka filluar na kanë thënë se do ta rregullojnë por nuk kanë bërë asgjë”.

    Me sytë nga Bashkia e Tiranës ata kërkojnë investime konkrete dhe jo vetëm fasada në qendrën e qytetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!