×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Banorët në pallatin e shkatërruar nga tërmeti: Jemi të tmerruar, akoma lëviz

    Reporteri
    23 Shtator 2019 | 22:41

    Banorët e një pallati në Vorë bëjnë apel për ndihmë. Në një lidhje ‘live’ nga Vora në emisionin “Real Story” në News24, banorët thanë se pallati i ndërtuar në vitin 197 është i shkatërruar dhe çdo moment ka lëvizje. Ata kërkuan ndihmë nga shteti për strehim pasi nuk mund të futen në banesat e tyre.


    “Ky pallat ka marrë goditje të njëpasnjëshme. Është jashtë standardeve për të banuar. për 2 ditë nuk kanë ardhur njerëz por sot kanë ardhur nga bashkia dhe na kanë kontaktuar. Na thanë që do sjellim inxhinierët. Ne kërkojmë ndihmë, nuk kërkojmë kush e ka fajin. Ky pallat është i pabanueshëm. Ka shumë familjarë që janë të tmerruar. Dhe në këto moment ky pallat lëviz”, tha një prej banorëve.

    Ndërkohë një tjetër tregon dëmet më se të dukshme brenda apartamentit dhe thotë se pallati është pa kolona.

    “Ne jemi 36 familje, të tre shkallët. Goditja e parë e së shtunës ka qenë më e forta. Njerëzit janë tmerruar. Ky pallat është bërë që në vitin 1972. Muri ka marrë plasaritje në çdo 20 centimetër. Është vetëm me kubaturë pa kolona jashtë. Ky pallat po ta gërmojmë e shohin se çfarë rezistence ka. Unë nuk rri dot me familjen këtu. Unë jam 7 veta, që të fus familjen në këtë situatë, unë ngre duart. Të vënë dorë këtu. Le të vijnë inxhinierët e nëse më japin garanci hyj nga ky moment brenda”, tha banori.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!