×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha akuzon Ramën: E ka mendjen si të shtojë pasurinë me mafien

    Reporteri
    25 Janar 2021 | 13:34

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një videoje të publikuar në rrjetin social ka hedhur akuza ndaj qeverisë duke thënë se qëllimi i Ramës dhe personave rreth tij është shtimi i pasurisë si rrjedhojë e lidhjes me mafien.


    “Rama dhe marionetat e tij e kanë mendjen të shtojnë pasurinë e tyre me mafien. Atyre as që u bie në mend për njerëzit”, shkruan Basha.

    Më tej, kryedemokrati premton se kur ai të vijë në pushtet do të ndërpresë lidhjet e qeverisë me krimin dhe do të sjellë ndryshimin.

    Së bashku, ne do të sjellim ndryshimin. Do të presim lidhjet e mafies me shtetin, do të largojmë Ramën dhe çirakët e tij e do të sjellim një qeveri që kujdeset për familjet shqiptare”, shkruan Basha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!