×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha i refuzoi ftesën, Rama: S’është lider, udhëndjekës i Saliut dhe Ilirit

    Reporteri
    15 Prill 2021 | 12:22

    Kryeministri, Edi Rama gjatë një takimi elektoral në Kamëz ka folur sërish për mundësinë e një bashkëpunimi me liderin e opozitës, Lulzim Basha.


    Teksa ka komentuar refuzimin e ftesës për bashkëpunim pas 25 prillit nga kreu i PD, Rama thotë se Basha me përgjigjen e tij tregoi se nuk është lider, por udhëndjekës i presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

    Më tej ai tha se është i gatshëm për bashkëpunim me Partinë Demokratike përtej ndasive politike të këtyre 30 viteve për të ardhmen e Shqipërisë.

    “Je gati të bashkëpunosh me Bashën, patjetër, padiskutim, por me një kusht duhet të ndahet nga Saliu dhe Iliri. Lulzim Basha përgjigjet: përgjigja e tij është thjeshtë pohim i faktit që nuk është një lider, ai është udhëndjekësi i Saliut dhe Ilirit. Unë për Shqipërinë dhe shqiptarët janë i gatshëm të shkoj përtej të gjitha ndasive. Por që ta bësh këtë duhet të jesh lider. Duhet të kesh forcën e karakterit, vizionin e së ardhmes. Duhet të kesh vizionin e të ardhmes, duhet që të jetosh së brendshmi me hallet ,stresin, me ëndrrat e njerëzve. Duhet të rrish pa gjumë kur njerëzit janë pa çati. Pa gjumë kur njerëzit janë pa gjumë he ata se kanë ankthin si do dalin nga pandemia. Duhet të jesh mishërimi i karakterit shqiptar që adhurojmë në vjersha,e rrëfime. Nëse ne e mishërojmë më 25 prill dhe e kthejmë në fuqi të madhe transformuese nuk e ndal Shqipërinë asgjë. ‘’- tha Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!