×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha: Kush ia jep të drejtën Edi Ramës të zgjedhë kush do të jetojë e kush do të vdesë?

    Reporteri
    30 Tetor 2020 | 15:51

    Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët nga selia bli, ka bërë edhe njëherë thirrje për rritjen e testimeve.


    Basha e nisi fjalën e tij duke lexuar mesazhin e një qytetari nga Korçë, i cili shprehej se 2 javë të regjistruar si të infektuar me COVID, rezultatet e testimit e morën pas 8 ditësh.

    Sipas Bashës ka mungesë tamponësh, ndërsa thotë se shifrat e raportuara janë të rreme.

    “E vërteta është që nuk ka tampone. E vërteta është që Shqipëria ka numrin më të lartë të testimeve. Kështu numri i infeksioneve është shumë më i lartë. Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë janë dyfish përgjegjës, dyfish fajtorë. Nuk kanë marrë asnjë masë të vetme për ti dalë para situatës, ndonëse kanë qenë të paralajmëruar. Edi Rama vazhdon të injorojë thirrjet e OBSh për të shtuar numrin e testimeve.

    Së dyti Rama dhe qeveria e tij janë përgjegjës për fshehjen me qellim të së vërtetës. Dhe e gjitha kjo nuk bëhet për të kursyer. Pse nuk e rrit nurin e testimeve? Pse nuk paguan bonusin për mjekët dhe infermierët? Pse nuk aguan si çdo vend tjetër ata që janë në nevojë akute?”, tha Basha.

    Kryedemokrati iu referua më tej deklaratës së ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ndërsa theksoi se ajo dhe Edi Rama nuk mund të vendosin se kush jeton dhe kush vdes.

    “Mbrëmë gjatë punimeve në parlament e dëgjuar ministren e Shëndetësisë që tha se do të zgjedhim kush do të trajtohet dhe kush nuk do të marrë trajtim. Pse kemi ardhur në këtë pikë? Sepse paratë i kanë vjedhur. Kjo është e vërteta. Kush ia jep të drejtën Edi Ramës dhe kukullave të rij që të vendosin kush do të marrë trajtim dhe jo. Me fjalë të tjera kush do jetojë dhe kush do vdesë. Kjo sepse paratë janë vjedhur”, deklaroi Basha. /abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!