×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha: Ne jemi populli i Europës, qëndresë deri në fitoren e kësaj beteje

    Reporteri
    26 Maj 2019 | 14:51

    Pas letrave të njëpasnjëshme të Kryeministrit Rama për Kryetarin e PD, vjen reagimi i parë nga Lulzim Basha.


    Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, kryetari i PD-së, ka ndarë një album të titulluar ‘Shqipëria si Europa’, dhe shprehet se:

    “Ne jemi Populli i Europës, ne jemi Populli i Lirisë, ne jemi Populli i Demokracisë. Ne jemi njerëz që besojmë në vlera, besojmë tek dinjiteti i njeriut, besojmë tek familja, besojmë tek atdheu. Demokracinë nuk e japim, të drejtat dhe liritë tona nuk i dorëzojmë. Beteja për to është misioni më i madh dhe më fisnik i njeriut të lirë. Beteja me të keqen, po e çliron dhe fisnikëron shoqërisë dhe kombit tonë.”

    “Forca jonë është bashkimi, forca jonë është qëndresa, forca jonë është përballja deri në fitoren e kësaj beteje për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas! Shqipëria Si Europa”, shton gjithashtu në shkrimin e tij Basha. /Tch

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!