×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha në Shkodër kërkon ndryshimin e Kushtetutës

    Reporteri
    15 Korrik 2019 | 21:59

    Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha pas takimit me strukturat e PD-së në Shkodër, ka falënderuar qytetarët shkodranë për refuzimin ndaj kryeministrit Edi Rama.


    Basha tha se refuzimi i votimeve të 30 qershorit është përgjegjësi për opozitën.

    “Shkodra braktisi në masën 94% farsën e 30 qershorit. Kam ardhur këtu që të shpreh mirënjohjen përpara qytetarëve shkodranë, mbështetësve të PD-së, opozitës, por në mënyrë të veçantë edhe për socialistët që me numra rekord braktisën farsën e 30 qershorit dhe i përcollën një mesazh kupolës që ka kapur shtetin se ata nuk e ulin kokën”, tha Basha.

    Kreu i PD-së, tha se partia e tij ka një projekt për ndryshimin e Shqipërisë dhe të jetës së çdo qytetari shqiptar duke çliruar ekonominë siç tha ai nga oligarkët.

    “Ndryshim që s’mund të vijë me fjalë, por me vepra dhe garanci, ndryshim që vjen me ndryshime kushtetuese, ndryshimi zgjedhor, ndryshim politik për të sjellë modernizimin e ekonomisë së vendit”, u shpreh Basha./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!