×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha pas dorëheqjes së Haradinajt: Ramushi i ka shërbyer gjithmonë me vetëmohim Kosovës

    Reporteri
    19 Korrik 2019 | 18:39

    Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, reagoi pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.


    Basha deklaroi se dorëheqja e Haradinajt është akti i një njeriu që vë atdheun mbi gjithçka.

    “Dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj është akti i një njeriu që ve Atdheun mbi gjithçka. Ramushi i ka shërbyer gjithmonë me vetëmohim Kosovës, në ditë të mira dhe në ditë të këqija. Ramush Haradinaj është Kosova – Kosova e lirë, Kosova e pavarur, Kosova europiane”, kështu vlerësoi Basha.

    Kreu i PD-së deklaroi se askush dhe asgjë nuk e përdhos luftën çlirimtare të Kosovës.

    “Askush dhe asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë”, përfundoi Basha.

    Haradinaj dha dorëheqje si kryeministër i Kosovës pasi është ftuar nga Gjykata Speciale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!