×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha shpjegon planin ‘anti-mafia’: Aferat korruptive do të anulohen, do i marrim pasuritë e vjedhura

    Reporteri
    19 Tetor 2020 | 14:14

    Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi se me ardhjen e opozitës në pushtet vitin e ardhshëm, të gjitha koncesionet e ‘PPP’-të korruptive të qeverisë do t’i nënshtrohen ligjit ‘anti-mafia’ dhe do të anulohen.


    Basha foli për ligjin ‘anti-korrupsion’ duke thënë se do të ketë fuqi prapavepruese dhe do të godasë të gjitha aferat korruptive jo vetëm me anulimin e kontratave e koncesioneve, por edhe me rimarrjen e parave dhe rialokimin e tyre në investime për interes të Shqipërisë dhe qytetarëve.

    Basha: Kush fshihet pas kësaj aferre? Kur është peshku i madh? Në Verona në Itali është Milo Raci dhe kryetari i bashkisë i arrestuar. Këtu kanë hapur kompaninë Eko Tirana. Padia e sotme ka për qëllim të nxisë prokurorët të bëjnë punën e tyre, të mos frikësohen nga mafia. Një pjesë e mediave nuk kanë transmetuar lidhjet nga Shara, nuk besoj se është problem teknik. Mediave po ju bëhet shantazh për të mos transmetuar denoncimet e kësaj afere. Brenda një dite të vetme ka bërë gjithë ato ligje. Në Verona peshku i madh është ish-kryetari i bashkisë; në Zimbabve, është ministri. Po në Shqipëri? SPAK ti japë përgjigje kësaj pyetje Pse këtu ne nuk kemi asnjë arrestim të vetëm? Prokuroria duhet të japë një përgjigje një orë edhe më parë.

    Si do të bëhet e mundur që të parandolohen këto afera? Si do ju kthehen paratë shqiptarëve. E para do të jetë një prezantim i shkurtër i platformës tonë anti-korrupsion. Platforma jonë anti-oligarki dhe anti korruosion do të dënojë fajtorët dhe do t’i rikthejë paratë shqiptarëve. Një ndër ligjet e para që do të miratohet & zbatohet nga qeveria e PD, ligji i ri anti-mafia. Duhen masa ekstreme për të zgjidhur këto lloj situatash ekstreme. Ska më ekstreme se kjo situatë ku jemi. Ligji i ri anti-mafia, çdo konçesion, tender, liçencë korruptive, në thyerje të ligjit është e pavlefshme. Ligji i ri anti-mafia, me efekt prapaveprues. Ligji i ri anti-mafia vepron ndaj pasurive të kompanive, individëve të përfshirë në kontrata korruptive, të paligjshme. Pasuritë e paligjshme sekuestrohen, pavarësisht nëse subjektet dënohen penalisht.

    Zbatimi i masave do të kalojë në tre hallka, e para është qeveria që verifikon, Prokuroria e Poscaçme, e më pas Gjykata e Posaçme. Do të ngrihet një institucion që do të bëjë hetimet. Më pas do të kalojë në SPAK dhe tek Gjykata e Posaçme. Mekanizmi ynë anti-mafia në përputhje me konventat ndërkombëtare. Procesi i verifikimit do të përfshijë të gjitha kontratat koncesinare për shtrytëzimin e pasurive publike. Para e përfitura në mënyrë abuzive do u kthehen qytetarëve, çdo vjedhje do u kthehet qytetarëve. Do kthen paratë publike të grabitura nga abuzuesit tek qytetarët. Kjo do të parandalojë korrupsionin dhe është një ligj edhe për të nesërmen. Pra ligji do të ketë fuqi prapavepruese. Thelbi i ligjit anti-mafia përmirëson klimën e biznesit dhe nxit sipërmarrjen. Nëse ky ligj do të jetë sot në fuqi, të gjitha lekët do iu ishin kthyer qyetarëve. Deri më tani qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të keqen. Qeveria është e kapur me presh në duar e ka mendjen që në këto muaj të vazhdojë me vjedhjen dhe jo të ndihmojë njerëzit. Nëse paratë për inceneratorët, do të shkonin në ndihmë për qytetarët, situata sot do ishte ndryshe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!