×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha tregon pazarin që sipas tij synon Rama: Ti kryeministër e unë president

    Reporteri
    10 Korrik 2020 | 18:43

    Kreu i opozitës Lulzimin Basha në konferencën e jashtëzakonshme për mediat që po mban, mes të tjerave ka demontuar edhe pazarin që po synon Edi Rama me lëvizjen e fundit, për të ndryshuar Kushtetutën me një parlament gjysmak dhe pa praninë e opozitës reale.


    Duke folur para gazetarëve, Basha deklaroi se Rama për shumë kohë ka sjellë mesazherët e tij, duke kërkuar pazar, për të hequr koalicionet.

    ‘Loja me listat e hapura është në funksion të pazarit; ti kryeministër, unë president’, denoncoi Basha.

    Deklarata e kreut të opozitës, Lulzim Basha:

    Dua të përsëris diçka që e kam thënë në një emission. Për një muaj e gjysmë, Edi Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij, pothuaj çdo ditë me të njëjtin mesazh ‘Ti kryeministër, unë president, vetëm të heqim koalicionet.’

    Edi Ramës nuk i bëhet vonë për njerëzit.

    Për këtë, besoj, nuk ka nevojë të zgjatem, se është në fund, në ikje dhe bëmat e gjëmat e tij, i njeh çdokush. Edi Rama merakoset vetëm për pushtetin e tij.

    ‘Heqim koalicionet dhe ti kryeministër, unë president’.

    Kështu e shikon Edi Rama politikën, si një pazar të ndyrë, si një lojë me porta të vogla për të vjedhur e zhvatur Shqipërinë, siç ka bërë këto 7 vite e gjysmë.

    Kryeministri në ikje nuk e prek dot Kushtetutën me 122 deputetë, nga të cilët gjysma nuk përfaqësojnë askënd, përveçse paratë e Taulant Ballës dhe favoret me të cilat janë blerë dhe shitur.

    Çdo hap në këtë drejtim është fund i Marrëveshjes së 5 Qershorit, është dhunim flagrant i konsensusit të arritur për Shqipërinë dhe shqiptarët. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!