×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha uron Qeverinë e re të Kosovës

    Reporteri
    03 Qershor 2020 | 20:47

    Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ka reaguar pas formimit të Qeverisë së Kosovës në krye me Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës.


    Sipas tij, konsolidimi i shtetit, integrimi euroatlantik, mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, janë sfida, përballimi me sukses i të cilave, Basha thotë se janë në interes jo vetëm të Kosovës e popullit të saj, por jetike për paqen dhe proceset integruese të krejt rajonit tonë.

    “I uroj punë të mbarë qeverisë së re të Kosovës dhe kryeministrit Hoti në plotësimin me sukses të objektivave strategjikë të Kosovës dhe shërbimin ndaj interesit më të mirë të qytetarëve të saj. Partia Demokratike e Shqipërisë sot në opozitë dhe nesër në qeverisjen e vendit do të jetë përherë në krah të Kosovës, në krah të qytetarëve të saj, me bindjen e palëkundur se suksesi i Kosovës është sukses i interesit kombëtar të gjithë shqiptarëve”, ka shkruar Basha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!