×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Bën për spital të miturin, arrestohet një 19-vjeçar

    Reporteri
    25 Janar 2021 | 8:53

    Forca e Policisë të Komisariatit të Policisë së Fierit kanë vënë në pranga një 19 vjeçar nga Roskoveci për plagosje të rëndë.


    Sipas të dhënave zyrtare, 19-vjeçari E.R. është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta në fshatin Strum me të miturin Sh. M., 13 vjeç, të cilit i ka shkaktuar dëmtime të rënda në kokë.

    Shtetasi i mitur ndodhet në Spitalin Rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!