×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Berisha gjen shkakun e zjarreve: Po hapen toka për kultivimin e kanabisit

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 18:54

    Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako janë në një mendje se vala e zjarreve që ka përfshirë vendin me nisjen e pranverës janë të qëllimshme.

    Në një postim në faqen e tij në facebook, Berisha thotë se këto janë zjarre për të hapur toka të reja për mbjelljen e kanabisit në këtë vit elektoral.

    Që nga fillimi i muajit mars në vendin tonë janë djegur 167 hektarë, ndërsa sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Emergjencave Civile, Haki Çako, zjarret janë të qëllimshme, ndërsa përgjegjësi kanë dhe autoritetet vendore të cilat sipas tij nuk kanë marrë asnjë masë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!