×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Berisha: Me Edi Ramën kryeministër Shqipërisë do t’i rikthehen vizat

    Reporteri
    29 Janar 2020 | 13:53

    Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për emisionin “Tempora” thotë se kryeministri i ri duhet të zgjidhet nga shqiptarët.


    Edhe pse është i bindur se ai duhet të jetë kreu i PD, Berisha deklaron se ai duhet të zgjidhet me votë.

    Strumbullar i të gjithë të këqijave në vend, sipas tij është Edi Rama, duke e krahasuar atë më Slobodan Milosheviçin.

    Iku Rama por kush vjen?

    Sali Berisha: Edi Rama përbën strumbullarin. Ata që shtrojnë një pyetje të tillë gabojnë rëndë. Deri më sot në Shqipëri në rajon, në Evropë dhe ndoshta në botë mund të ketë gjithsej edhe 2-3 Edi Rama negativë. Atyre u them: mos harroni kush ndërtoi narkoshtetin.

    Atyre u them pyesni ku janë 5 mld euro të buxheteve të shpërdoruara në mënyrën më katastrofale, ose u them mos u merrni me 5 mld, por shihni çfarë është ndërtuar në Shqipëri në këto 6 vite dhe bëni raportin me ato që janë shkatërruar, mos harroni se fatura është mbi 5 mld.

    Unë u them çfarë është bërë me krimin. Një nga një ata që u arrestuan po dalin nga burgu si të edukuar. Po pse do të rrinë të tjerët në burg nëse dalin serial killerat. Çfarë kuptimi të kemi burgje më. A humbet çdo moral. Gabojnë rëndë ata që mendojnë në këtë mënyrë. Atij nuk i falet asnjë minutë më shumë, sepse çdo minutë Shqipëria shkon poshtë e më poshtë.

    Kush do ishte kryeministri i ardhshëm?

    Sali Berisha: Kryeministrin do ta përcaktojnë shqiptarët, por nëse më pyesni mua unë në skenën politike shqiptare, jo vetëm të Shqipërisë por as të Ballkanit, as të Evropës përveç Milloshevicit që ishte kasap dhe ky po tregon që është një vasal i tyre unë nuk di tjetër. Edi Rama është i pashembullt, i pashoq.

    Kush do ishte i denjë për shqiptarët?

    Sali Berisha: Atë që do votojnë, unë sigurisht mendoj kryetari i PD dhe skam asnjë diskutim për këtë, por edhe njëherë theksoj se është një mënyrë e gabuar për të ndihmuar Edi Ramën. Nuk ka njeri të përsosur, por nuk ka njeri që ti ketë bërë kaq të zeza vendit të vet.

    Edi Rama i shkatërroi procesin e integrimit të Shqipërisë. A nuk ishte ky që për këshilltarët e Fierit bllokoi dy vite statusin e kandidatit. Ata të cilët nuk ndalen të mendojnë vetëm një moment se ku është e ardhmja unë ju garantoj se me Edi Ramën vendit do t’i rikthehen vizat. Unë kurrë nuk kam dëshirë të bëj profetin, por për fakt të keq në këtë proces nuk ka asnjë deklaratë që nuk është provuar e saktë. Unë them, e them këtu se procesi i kthimit të vizave po lëviz, se nuk janë më vetëm Holanda dhe Zvicra, por tani janë disa vende që po e shqyrtojnë seriozisht. Një masë e parë është marrë, masa të tjera mund të na presin dhe shqiptarët do humbasin edhe një arritje të jetës që realizuan më parë, lëvizjen e lirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!