×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Bilanci i fundit i dëmeve nga tërmeti, 5497 banesa dhe 558 pallate të dëmtuar rëndë

    Reporteri
    05 Dhjetor 2019 | 14:35

    Në daljen e radhës për mediat zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda bëri një përditësim të bilancit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor.


    Kështu në bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë janë 1183 shtëpi të shembura.

    Shtëpi të shembura: 1183 (Durrës 1050, Tiranë 131, Dibër 2)

    Shtëpi të dëmtuara rëndë: 5497 (Tiranë 1311, Durrës 3821, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34)

    Shtëpi të dëmtuara lehtë: 3567 (Tirana 3248, Dibër 73, Elbasan 248)

    Pallate të dëmtuara rëndë: 558 (Tiranë 35, Durrës 461, Lezhë 56, Kukës 4, Dibër 1, Elbasan 1)

    Pallate të dëmtuara lehtë: 337 (Tiranë 330, Elbasan 7)

    Shkolla të dëmtuara: 28 (Tirana 11, Lezha 5, Kukës 3, Elbasan 9).

    Kabina elektrike të dëmtuara: 15 (Tiranë)

    Ndërkohë një përditësim vetëm për Tiranën:

    Dëmet në njerëz nga tërmeti:

    44 – qytetarë të dëmtuar

    3135 – qytetarë të evakuuar

    718 – qytetarë në çadra

    410 – qytetarë në hotele

    395 – qytetarë në qendra sociale

    SHËNDETËSIA

    913 pacientë të trajtuar në spitale

    19 pacientë të shtruar në spitale

    (16 pacientë në Spitalin Universitar të Traumës dhe 3 pacientë në Spitalin Rajonal të Durrësit)

    3 pacientë të dërguar për trajtim të specializuar jashtë vendit

    3,226 vizita të kryera në njësitë akomoduese

    377 qytetarë të vaksinuar me vaksinën antigrip (Durrës, Krujë, Lezhë ,Vorë)

    402 të sëmurë kronikë të strehuar në qendrat e akomodimit, të cilëve ju është mundësuar ofrimi i barnave me rimbursim

    1,669 fëmijë po marrin shërbim psiko-social në të gjithë qendrat e akomodimit ku janë vendosur familjet e prekura nga tërmeti

    257 punonjës social dhe psikologë po ofrojnë shërbim psikosocial

    340 mjekë dhe infermier të angazhuar në terren

    Gjithashtu, vijon me rigorozitet monitorimi i cilësisë së furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e prekura dhe njësitë e akomodimit.

    Inspektorati i Ndërtimit njofton se kanë pësuar dëmtime nga tërmeti edhe 12 qendra shëndetësore dhe ambulanca në Krujë, Durrës, Laç, Tiranë si dhe disa mjedise në QSUT, Spitali Bashkiak të Krujës dhe

    Kurbinit. Spitali i Durrësit, i cili pësoi disa dëmtime, tashmë është i rehabilituar dhe ofron shërbim normalisht. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin dhe vëmendjen, ju njoftoj për takimin e rradhës me përditësimin e informacionit nesër në orën 18:30.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!