×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Bizneset në Durrës frikësohen se kosovarët më nuk do të shkojnë atje për pushime

    Reporteri
    08 Dhjetor 2019 | 23:26

    Durrësi, qyteti turistik tashmë goxha shumë i shkatërruar druan edhe frikën e rimarrjes së vëmendjes së pushuesve kosovarë, që ishin kontingjenti kryesor i turistëve aty.


    Këtë frikë e ka shpalosur pronari i njërit nga bizneseve që mban një emër nga Kosova, piceria Prizreni, biznes që ka shpëtuar me dëmtime të vogla, Besnik Avdiu.

    “Nuk besoj, nuk besoj, tashi do ta shohim të presim, po s’ka ato që janë ndërtime të sigurta janë të sigurta e ato që s’ishin të sigurta ranë e kupton, ishalla nuk ndikon se tani problemi i dytë është ky mbas tërmetit”.

    “Është ende herët të thuhet se a do të marrin guxim kosovarët që vijnë masivisht, si viteve të kaluara, për pushime në Durrës. Frika eventuale do të ishte e mirë-kuptueshme nga ajo çka ndodhi në këtë qytet. Por, për ata që nuk heqin dorë që të kalojnë pushimet e tyre në Durrës, pika e orientimit të kosovarëve aty ‘Rrota e Kuqe e Durrësit’ nuk është rrënuar nga tërmeti”, ka deklaruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!