×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Boiken Abazi denoncon me video manipulimin e votave në Shqipëri

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 22:35

    Drejtuesi i qendrës së Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi ka denoncuar me anë të dy videove manipulimin e fletëve të votimit gjatë numërimit.


    Ai tha se institucionet nuk reagojnë pavarësisht denoncimit me prova dhe fakte.

    “Në video shikohet stilolapsi ku dikush vendos shenja. Nuk ka vepruar prokuroria, SPAK nuk ka marrë masa administrative KQZ. Ata persona mund të jetë shpërblyer për punën e tyre”, deklaroi Abazi.

    Ai tha se vetëm për Qarkun e Tiranës janë mbi 5 mijë orë filmime dhe kërkohen burime njerëzore për të parë shkeljet.

    “Një shenjë në fjetën e votimit është vepër penale dhe ai person do të duhet të ishte sot në burg.”

    Tutje, Abazi foli dhe për një pakt mes forcave më të mëdha politike në vend duke thënë se kjo kuptohet qartë nga mungesa e denoncimeve.

    “Është dytësor interesi unë specifik, nuk e di ai i shkon PD apo PS ajo votë. Kjo është çështje dytësore, por ai veprim është shkelje dhe duhet ndjekur penalisht. Është shqetësuese që partitë e tjera nuk i denoncojnë këto raste dhe kjo tregon se kanë bashkëpunim”, u shpreh ai.

    Abazi tha se kanë denoncuar në Tiranë mbi 100 fletë votimi ku janë vendosur shenja x në fletën e votimit.

    Ai bëri me dije se KQZ ka caktuar seancën e parë për shqyrtimin e denoncimit për Qarkun Gjirokastër të mërkurën në orën 09:30 në një kohë kur denoncimi është bërë të hënën në mbrëmje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!