×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Borchardt përfundon misionin në krye të OSBE-së në Tiranë, e zëvendëson italiani Vincenzo Del Monaco

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 13:37

    OSBE në Tiranë do të përfaqësohet nga një shtetas italianë. Ambasadori i ri i saj që do të zëvendësojë Bernd Borchardt është Vincenzo Del Monaco.


    Del Monaco, do të jetë kreu i ri i Prezencës së OSBE në Tiranë, ku lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Twitter të prezencës së OSBE në Tiranë.

    “Shumë fat ambasadorit italian Vincenzo Del Monaco, i sapoemëruar si shefi i prezencës së OSCE në Shqipëri. Italia ju uron suksese në sfidën tuaj të re, për të mirën e agjendës së reformave të qeverisë shqiptare dhe popullit shqiptar”, thuhet në mesazhin e përfaqësisë italiane në OSBE-së.

    Kreu i OSBE në Tiranë ka qenë ambasadori Bernd Borchardt, i cili u largua pas mandatit 4 vjeçar.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!