×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Bulqizë, helmohen nga uji i pijshëm, 30 persona përfundojnë në spital

    Reporteri
    04 Maj 2019 | 22:26

    Të paktën 30 persona kanë përfunduar në spital në Bulqizë, si pasojë e helmimit nga uji i pijshëm.


    Mësohet se të gjithë personat janë nga qyteti i Bulqizës.

    Sipas mjekëve numri i personave, të cilët helmohen nga uji i pijshëm është në rritje.

    Korrespondenti i RTV Ora në Bulqizë, Arjan Zefi raporton se situata është nën kontroll dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është e normalizuar, por nëse do të ketë komplikacione, ata do të dërgohen në spitalin e Peshkopisë ose në Tiranë.

    Ndërkohë Ndërmjarrja e Ujësjellësit në Bulqizë ka deklaruar se janë marrë analizat dhe janë dërguar në laborator, por do të duhet 48 orë për të marrë përgjigjet.

    Rrjeti i ujësjellësit në Bulqizë është bërë vite më parë dhe tubacionet janë të amortizuara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!