×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Cakaj e quan akt të turpshëm që çmimi Nobel shkoi për njeriun që përkrahte “Kasapin e Ballkanit”

    Reporteri
    10 Tetor 2019 | 16:16

    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka reaguar për dhënien e çmimit “Nobel për Letërsi”.


    Ai është shprehur i mërzitur se ky çmimi iu dha një mohuesi të gjenocidit.

    “Si një besimtar i pasionuar në bukurinë dhe fuqinë e përjetshme të letërsisë për të pasuruar përvojën njerëzore dhe si viktimë e spastrimit etnik dhe gjenocidit, unë jam i mërzitur nga vendimi për të dhënë çmimin ‘Nobel për Letërsi’ në letërsi një mohues të gjenocidit. Akt i pakuptimtë dhe i turpshëm që po e shohim në vitin 2019.”, u shprehë Cakaj.

    Sot, Akademia Suedeze i ndau çmimin “Nobel” shkrimtarit austriak Peter Handke, i cili njihet si njeri kontrovers me qëndrime të hapura antishqiptare.

    Ky shkrimtar madje erdhi edhe në Kosovë dhe i ndihmoi me të holla serbët që jetojnë në Kosovë, e po ashtu përkrahu haptas idenë për spastrimin e shqiptarëve.

    Handke mori pjesë në varrimin e njërit prej udhëheqësve më famëkeq në botë Slobodan Milosevic.

    Ishte viti 2006 kur Slobodan Miloshevici ndërroi jetë, dhe në funeralin e tij laureati i sotëm i “Nobelit” për letërsi, i mallëngjyer u shpreh: “Afër Jugosllavisë, afër Serbisë, afër Milloshevicit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!