×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Cakaj: Kosova duhet të anëtarësohet në “Kartën e Adriatikut”

    Reporteri
    13 Dhjetor 2019 | 11:53

    Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj kërkoi që Kosova të bëhet pjesë e “Kartës së Adriatikut”.


    “Ne dëshirojmë që anëtarësimi i Kosovës do të jetë kontribut i drejtpërdrejtë i një sigurie të lartë jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë”, tha Cakaj në ceremoninë e dorëzimit të kryesimit të Bosnjës Kartës së Adriatikut.

    “Ne duhet të kemi një qasje pro aktive në rajon. Kjo do të thotë se kjo kartë do t`i hapë dyert e saj për ato vende që kanë dëshirë që të jenë pjesëmarrëse, jo vetëm në këtë kartë, por edhe vlerat që ajo sjell. Në mënyrë automatike do të thotë kërkesa e Kosovës për anëtarësim në këtë kartë”, tha Cakaj.

    Sipas tij, Kosova është pjesë e platformave më të rëndësishme rajonale, por shërben si një anëtar i vlefshëm në koalicione global ndaj DEASH.

    Nuk shikojmë asnjë arsye objektive pse Republika e Kosovës nuk duhet të ketë anëtarësim të plotë në kartën e Adriatikut dhe SHBA. Ne dëshirojmë që anëtarësimi i Kosovës do të jetë kontribut i drejtpërdrejtë i një sigurie të lartë jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë” tha Cakaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!