×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Cakaj në takim me ministrin austriak: Kosova ka përmbushur detyrimet e saj për liberalizim

    Reporteri
    10 Janar 2020 | 14:43

    Gent Cakaj, u takua me Ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg.


    Gjatë qëndrimit në Vjenë Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, u takua me Ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg.

    Në takim u diskutua për prioritet kryesore të Kryesisë shqiptare të OSBE-së 2020 dhe angazhimet e përbashkëta në funksion të sigurisë dhe zhvillimeve demokratike. Por jashtë temave të diskutimit nuk mbeti dhe procesi i integrimit.

    “Me ministrin Schallenberg biseduam edhe për domosdoshmërinë e çeljes së negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë këtij viti! Një mirënjohje e veçantë për mbështetjen e jashtëzakonshme që Austria i ka dhënë Shqipërisë në angazhimet e saj për OSBE-në dhe në procesin e integrimit në BE.” – shkruan Cakaj në një postim në Facebook.

    Si Cakaj ashtu dhe ministri austriak Schallenberg, nënvizuan edhe njëherë faktin se Kosova ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj për të marrë liberalizimin e vizave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!