×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Cakaj për tërmetin në Truqi: Jemi afër vëllezërve tanë

    Reporteri
    24 Janar 2020 | 23:12

    Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka reaguar në lidhje me tërmetin 6.8 rihter që goditi këtë mbrëmje pjesën lindore të Turqisë.


    Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Cakaj shpreh solidaritet me Turqinë, duke u shprehur:

    “I shqetësuar thellësisht për tërmetin e fundit në Turqi. Në këto momente të vështira, ne jemi afër vëllezërve tanë turq të prekur nga tërmeti. Mendimet dhe lutjet tona janë për Turqinë ?? ??.@MevlutCavusoglu #Lutemi për Turqinë”

    Deri më tani në median turke nuk ka ende shifra të sakta mbi numrin total të viktimave, por flitet për disa të vdekur dhe qindra të plagosur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!