×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Cakaj publikon një fotografi nga Ambasada Shqipëri-Kosovë në Australi

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 20:20

    Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka prezantuar hyrjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në Kanberra të Australisë.


    “Ky është një prej veprimeve më domethënëse që kemi ndërmarrë deri më sot, për të jetësuar marrëveshjet e përbashkëta, në shërbim të një politike të jashtme të bashkërenduar e, mes tjerash, kjo përfshin edhe ndarjen e hapësirave në përfaqësitë konsullore dhe diplomatike sipas mundësive objektive”.

    I pari i diplomacisë shqiptare, theksoi se vazhdimi i këtij projekti është një punë skajshmërisht e rëndësishme, një shfrytëzim më ekonomik i burimeve logjistike dhe me një domethënie të veçantë për marrëdhënien politike mes dy vendeve.

    https://www.facebook.com/cakajgent/posts/2629779480625010

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!