×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Cakaj pret në takim familjarët e dy dëshmorëve të UÇK-së

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 20:08

    Ministri i Jashtëm shqiptar, Gent Cakaj pati sot një vizitë të veçantë në zyrën e tij.


    Atë e vizituan familjarët e dy dëshmorëve kosovarë, Bahri e Fahri Fazliut.

    Me anë të një postimi në Facebook, Cakaj u shpreh i nderuar me këtë vizitë, teksa tha se u ndje i frymëzuar nga biseda që pati me ta për politikën e jashtme të Shqipërisë dhe zhvillimet politike në Kosovë.

    Postimi i plotë:

    Shumë i nderuar nga vizita e familjes Fazliu në zyrën time në Tiranë, familjes së madhe të dy dëshmorëve të Kombit, Bahri e Fahri Fazliu dhe tepër i frymëzuar nga biseda përmbajtësore për historinë kombëtare, politikën e jashtme të Shqipërisë dhe zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!