×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Çfarë ndodhi me mbledhjen e Komitetit ? Mbeten pezull masat kufizuese

    Reporteri
    06 Mars 2021 | 21:17

    Çfark ndodhi me mbledhjen e Komitetit Teknik të Espertëve për menaxhimin e pandemisë ? Mbledhje që u shty të hënën për caktimin e masave të reja kufizuese të pandemisë.


    Mjekja Silva Bino deklaroi rreth një javë më parë se komiteti do të mblidhej për vendosur masa të reja kufizuese në varësi të situatës së COVID përgjatë fundjavës. Por mbledhja nuk u thirr, duke bërë që vendimi i ri të shtyhej për javën e ardhshme.

    Silva Bino deklaroi se priste thirrjen nga kryetarja e Komitetit të Ekspertëve Mira Rakacolli, për t’u mbledhur për masat e reja.

    Zhvillimet e reja në Komitetin e Ekspertëve

    Këtë të enjte, herët në mëngjes mjeku Tritan Kalo njoftoi largimin nga Komiteti i Ekspertëve. Ai tha se politika ka përçarë mjekët, por pa dhënë më shumë detaje për arsyen e largimit.

    Pak orë më vonë, shefja e Infektivit Najada Çomo zyrtarizoi kandidaturën e saj për deputete të PS-së në zgjedhjet e 25 Prillit.

    Situata e COVID

    Rastet ditore të humbjeve të jetë kanë qenë relativisht të larta nga 19 deri në 21 humbje jete në çdo 24 orë. Në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 639 pacientë, 35 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

    Masat aktuale

    Aktualisht në vend është në fuqi ora policore që nis pas orës 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit dhe mësimi online në gjimnazet e 7 bashkive: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!