×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Çmenduri: I mbuluar ‘me gjak’ dhe me pistoletë lodër në dorë duke bërë video për Tik Tok, korçari përfundon në Polici

    Reporteri
    07 Shtator 2021 | 15:18

    Përpjekja e një qytetari për të blerë një shaka si video për Tik Tok ku dukej sikur ishte vrarë ka vënë në alarm qytetaret dhe policinë e Korçës.


    Në videon shihet një person i shtrirë në mes të rrugës i mbuluar me çarçaf të bardhë me njolla gjaku ndërsa në krahun e djathtë ka një pistoletë lodër.

    Kjo skenë ka alarmuar qytetarët kalimtarët e rastit dhe drejtuesit e mjeteve të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

    Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje por më pas janë përballur me këtë skenë “qesharake”.

    Çarçafi me boje të kuqe dhe pistoleta lodër bënin të dukej sikur personi ishte i qëlluar por kjo ka qenë vetëm një shaka.

    Shtetasi është shoqëruar në komisariat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!