×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Coronavirusi, në Shqipëri nis shpërndarja e 1.2 milion maskave kirurgjikale

    Reporteri
    29 Shkurt 2020 | 8:16

    Ka shkuar në 21 numri i viktimave nga coronavirusi në Itali, ndërsa viktimat e fundit kanë qenë sërish të moshuar 77 dhe 80 vjeç.


    Së paku 821 persona rezultojnë të infektuar nga virusi që u përhap me shpejtësi në vendin fqinj, ndërkohë që 46 persona kanë mundur të kurohen dhe shërohen nga coronavirusi.

    Në Shqipëri deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me coronavirus.

    Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se Shqipëria nuk është imune nga situata e krijuar, ndërsa njoftoi se 1.2 milionë maska kirurgjikale kanë nisur të shpërndahen në strukturat shëndetësore, përveç mjeteve të mbrojtjes personale dhe stokut ekzistues.

    Drejtoresha e Institutit Të Shëndetit publik Albana Fico deklaroi se po vijon puna me trajnimin e ekipeve mjekësore, ku deri më tani janë trajnuar 800 profesionistë.

    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë deri më tani janë testuar 23 raste të dyshuara me coronavirus të cilat kanë rezultuar negative.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!