×
  • Lajme
  • Shqipëria

    COVID- 19 i merr jetën përgjegjësit të qarkullimit rrugor në Shkodër

    Reporteri
    12 Gusht 2020 | 10:57

    Përgjegjësi i qarkullimit rrugor në qytetin e Shkodrës Safet Morina humbi betejën me COVID-19.


    Ai ndodhej i intubuar në Tiranë.

    Dita e djeshme shënoi numrin më të madh të rasteve pozitive, ku në 24 orët e fundit u regjistruan 140 të infektuar. Ndërkohë humbën jetën 5 pacientë

    Situata paraqitet e rënduar edhe në spitalin infektiv dhe tek COVID 2, ku aktualisht po trajtohen 124 pacientë, dhe 18 prej tyre ndodhen në terapi instensive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!