×
  • Lajme
  • Shqipëria

    COVID-19 në Shqipëri, Kim: Lufta s’ka mbaruar, të vendosim maskat

    Reporteri
    10 Korrik 2020 | 21:55

    Shqipëria po përballet me rritje të numrit të viktimave dhe të infektuarve me koronavirus që pas lehtësimit të masave kufizuese.


    Lidhur me situatën në vend, ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka dhënë mesazh ndërgjegjësimi për qytetarët shqiptarë.

    Videoja e ambasadores është shpërndarë në “Facebook” nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

    Kim shprehet në videomesazhin për qytetarët se; “Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, por lufta kundër COVID-19 ende nuk ka mbaruar. Masat e rrepta kanë ndihmuar në kontrollin e virusit, por tani nuk është koha për t’u çlodhur”.

    Ambasadorja fton qytetarët të sillen me përgjegjësi, duke pranuar se ndonjëherë edhe ajo vetë nuk e ka vendosur maskën, por sipas saj nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur.

    “Le të bëjmë të gjithë pjesën tonë për njëri-tjetrin. Unë do të vendos maskë për ty, nëse ti do të vendosësh maskë për mua. E pranoj se ndonjëherë jam fajtore sepse nuk e kam vendosur maskën por nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur. Prandaj, kur distancimi social nuk është i mundur, le të vendosim maskat dhe t’a mposhtim COVID-19 së bashku”, -thekson Yuri Kim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!