×
  • Lajme
  • Shqipëria

    COVID-19 në Shqipëri, muaji Maj shënon më pak infektime dhe viktima

    Reporteri
    09 Maj 2021 | 15:58

    Pas më shumë se një viti pandemik, oborri i spitalit Covid 1 në Shqipëri, gjatë kësaj fundjave dukej më i qetë se kurrë nga mungesa e qytetarëve dhe autoambulancave.


    Situatën e përmirësuar gjatë këtyre ditëve e konfirmon edhe buletini i Ministrisë së Shëndetësisë ku në 8 ditët e para të këtij muaji janë regjistruar 581 raste pozitive, shumë herë më pak se në ditët e para të prillit.

    Po ashtu, siç njofton TV Klan, në bazë të shifrave zyrtare 17 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19, shifër e ulët e krahasuar me javët e para të muajve të mëparshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!