COVID-19 prek Universitetin në Vlorë, disa të infektuar në radhët e stafit akademik

Covid-19 prek Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë.


Mësohet se disa anëtarë të stafit akademik të këtij Univeristetit pasi kanë shfaqur shenja dhe i janë nënshtruar tamponit, kanë dalë pozitivë me Covid-19 dhe menjëherë janë karantinuar. Nuk dihet nëse pjesa tjetër e stafit i është nënshtruar testit, por nga ekipet e ISHP atje është bërë dezinfektimi i ambineteve.

Gjendja shëndetësore e të prekurve është e qëndrueshme.