×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dalin fotot, ky është 27-vjeçari shqiptar që u vra në Greqi

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 11:08

    27-vjeçari shqiptar, Marios Matai u qëllua për vdekje me armë zjarri në Patra të Greqisë mbrëmjen e kaluar.


    Sipas mediave të vendit fqinj, i riu ka marrë një plumb në kokë. Ai njihet në rrjetin e rinjve, pasi kishte punuar për një kohë të gjatë në fushën e hotelerisë.

    I riu shqiptar u raportua i vdekur klinikisht, por vetëm në mesnatë autoritetet shëndetësore konfirmuan humbjen e tij nga jeta.

    Sipas mediave greke, në lidhje me këtë ngjarja është arrestuar një person, ndërsa në kërkim vazhdon të jetë autori.

    I arrestuari është me origjinë shqiptare, që sipas dëshmitarëve ka nxitur autorin e vrasjes të qëllojë mbi një grup njerëzish, përfshirë edhe të riun shqiptar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!